Gashi: Dy gjëra më bindin që Enver Hoxha është gjallë dhe i fortë në mesin tonë

Aktuale

Gashi: Dy gjëra më bindin që Enver Hoxha është gjallë dhe i fortë në mesin tonë

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 21:35
Shkëlzen Gashi

Në debatin për analizën e publikuar së fundmi nga ASHAK, analisti Shkëlzen Gashi ka thënë se kryetari i Akademisë, Mehmet Kraja përdor historiografinë e kohës së Enver Hoxhës kur shkruan për historinë.

Ai ka folur në emisionin Pressing të T7.

“Çka mendoj që bën Kraja, është veçse i përtyp gjithherë në shkrimet e tij ato pretendime të historiografisë komuniste të Enver Hoxhës”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se janë dy arsye pse e bëjnë atë të mendojë që Enver Hoxha jeton ende.

“Mendimi jem është kështu që kur i këqyr dy gjëra, e kupton që Enver Hoxha është sot e kësaj dite gjallë dhe në mesin tonë dhe shumë i fortë. Historiografia që është etablu gjatë regjimit të tij, edhe sot përdoret, mësohet njësoj. Ajo është, në shkolla fillore e të mesme, në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës, por edhe shumica dërrmuese e publikimeve që dalin nga institutcionet shkencore, prej universiteteve, instituteve dhe akademive janë në një vijë me historiografinë komuniste që është etabluar gjatë kohës së Enver Hoxhës. Kjo është e para”, ka thënë Gashi.

Arsyeja e dytë, sipas tij, është standardi gjuhësor i vitit 1972.

“Dhe e dyta është standardi gjuhësor i vitit 1972. Këto dyja vazhdojnë edhe sot e kësaj dite me u zbatu në të dy shoqnitë”, ka thënë Gashi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat