Aktivisti i PSD-së thotë se UÇK-ja po ligjërohet si grup i organizuar kriminal në Milano

Aktuale

Aktivisti i PSD-së thotë se UÇK-ja po ligjërohet si grup i organizuar kriminal në Milano

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 23:43
Bardh Ahmeti

Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Bardh Ahmeti ka thënë se në Universitetin e Milanos, konkretisht në Fakultetin e Shkencave Politike, UÇK-ja po ligjërohet si një grup i organizuar kriminal i përfshirë në trafikun e organeve.

Ahmeti, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, ka bërë të ditur se këtyre rrëfimeve po i jep shtysë mënyra se si Gjykata Speciale po e gjykon UÇK-në.

Për këtë Ahmeti ka paralajmëruar protestë në sheshin Zahir Pajaziti duke filluar nga ora 14:00.

Shkrimi i plotë:

Ne Universitetin e Milanos, konkretisht ne fakultetin e shkencave politike, per UÇK-ne ligjerohet si grup i organizuar kriminal qe eshte marre me trafikim te organeve. Pjesa me e ndritur e historise se Kosoves po njolloset. Denimi i Calit dhe menyra se si gjykata speciale po e gjykon UÇK-ne, vetem sa do ti jap hov kesaj narrative.

Historia e Kosoves nuk ka kuptim pa UÇK-ne. Ajo eshte arsyeja e ekzistences se shtetit tone. Eshte deshmia se ky popull e ka dasht lirine dhe ka luftu per te. Kurre me shume se sot nuk ka qene e nevojshme qe te luftojme e ta mbrojme UÇK-ne.

Prandaj te shtunen, nga ora 14:00, ne sheshin Zahir Pajaziti, PROTESTOJME!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat