Haziri: Po flitet për një normalizim raportesh Prishtinë – Mitrovicë e Veriut

Aktuale

Haziri: Po flitet për një normalizim raportesh Prishtinë – Mitrovicë e Veriut

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 23:51
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se Qeveria po të hynte në negociata gjatë verës pa u vonuar, nuk do të kishte ndodhur kjo rrethanë e re

Haziri tha se situata e re mes Kosovës dhe Serbisë ka krijuar një rrethanë të re të negociatave. Sipas tij, tani po flitet për normalizim Prishtinë – Mitrovicë e Veriut.

“Problemi është për herë të parë një rrethanë e re. Rrethana e re është krijuar situata e re në Kosovë, kjo është gabim i Qeverisë. Qeveria me pas hy në negociata gjatë verës pa u vonuar, nuk kish ndodh kjo rrethanë e re. Sepse situata e re ka krijuar një rrethanë të re të negociatave që është e vështirë, tani po flitet për normalizim Prishtinë – Mitrovicë e Veriut”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, Haziri thotë se asnjëherë dialogu nuk ka pasur kushte, sipas tij, për herë të parë kryeministri Albin Kurti ia ka vendosur një guri në qafë pa asnjë arsye.

“Kjo rrethanë e rë i ka dy probleme. I pari është situatë e re defakto e krijuar atje, ku kontrollojnë ato grupe joformale dhe e dyta dialogu është nën kushte. Asnjëherë dialogu nuk ka pasur kushte, asnjëra palë nuk kanë mundur të kushtëzojnë. Për herë të parë ky kryeministër i Kosovës ia ka vendosur një guri në qafë pa asnjë arsye. Është zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese lidhur me statutin e Asociacionit dhe lidhur me tokat e manastirit të Deçanit. Nuk ka pasur nevojë të vihet deri te kjo”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat