Zogiani i VV-së: PDK proteston kundër Speciales, fore për fundvit

Aktuale

Zogiani i VV-së: PDK proteston kundër Speciales, fore për fundvit

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 16:15
Avni Zogiani

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, është tallur me PDK-në.

Derisa disa deputetët të kësaj partie sot kanë protestuar kundër Gjykatës Speciale në protestën e thirrur nga Partia Socialdemokrate, Zogiani nuk i ka marrë seriozisht veprimet e tyre.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kundërshtimi i PDK-së për këtë gjykatë është fore për fundvit.

“Fore e aforizma per fundvit... PDK proteston kunder Gjykates Sprciale”, ka shkruar Zogiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat