​Mustafi: Bashkërendimi me institucionet Kosovës është avancuar

Aktuale

​Mustafi: Bashkërendimi me institucionet Kosovës është avancuar

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 11:12
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë, Ragmi Mustafi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë, Ragmi Mustafi, ka thënë se e kanë mbyllur vitin 2022 me vizionin e guximshëm si dhe i pa kompromis për të vërtetën.

“Po e përmbyllim, jo vetëm në realizimin e objektivave të programit të punës por edhe intensifikim të angazhimeve në tejkalimin e sfidave, duke nxitur iniciativa e eksploruar mundësi të reja të zgjidhjeve. Bashkërendimi me institucionet e Republikës së Kosovës është avancuar me hapa para, si dhe komunikim të rregull me Qeverinë e Shqipërisë. Bashkëpunim, bashkërendim, këmbëngulësi për më shumë barazi e drejtësi e mbi të gjitha për më shumë liri”, ka shkruar Mustafi.

Mustafi ka falënderuar për bashkëpunim OSBE-së, Ambasadës së SHBA-së dhe EU-së si dhe formatit jo formal të ambasadorëve “Miqtë e Luginës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat