Milazim Krasniqi: Papunësia do të duhej të ishte tema kryesore e debateve politike

Aktuale

Milazim Krasniqi: Papunësia do të duhej të ishte tema kryesore e debateve politike

Më: 3 janar 2023 Në ora: 21:17
Milazim Krasniqi

Numri i papunësisë në Kosovë sipas statistikave zyrtare vazhdon të jetë mbi 20 për qind. Ndërsa për profesororin e Gazetarisë, Milazim Krasniqi, kjo do të duhej të jetë tema që e dominon opinionin publik.

Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi ka shkruar se kjo “shifër alarmante” duhet të jetë trajtim medial dhe diskutimi kryesor i debatave politike. 

“Numri i të papunëve në Kosovë kapë shifra alarmante. Kjo do të duhej të ishte edhe tema kryesore e debateve politike, e trajtimeve mediale, po edhe e bisedave të zakonshme ndërmjet nesh. Pa e gjetur një zgjidhje për këtë problem alarmant, as shoqëria mund të jetë e qetë as shteti i qëndrueshëm. Numri i të papunëve mund të jetë më i lartë ose më i ulët se sa është raportuar, por kjo nuk e ndryshon gjendjen e përgjithshme psikologjike, morale, kulturore, shoqërore dhe ekonomike në shoqëri, që i ngjet një shtrese akulli, e cila në çdo çast, edhe nga pesha më e vogël, mund të çahet e të na përpijë”, ka shkruar Krasniqi. 

Sipas tij, me këtë nivel papunësie, shoqëria nuk mund të transformohet e të del nga varfëria.

“Me kaq njerëz të papunë, faktikisht të përjashtuar nga mundësia që të kontribuojnë me dijen dhe punën e tyre, shoqëria nuk mund të tranformohet me ritmin e nevojshëm, që të del nga zona e errët e varfërisë dhe e injorancës. Kësisoj, prapambetja rritet dhe konflikti social përshkallëzohet. Në dëm të të gjithëve”, mendon Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat