E gjetëm në korridor të katit të dytë, ishte e gjakosur: Doktor Pacolli flet për gruan që u gjet e vdekur në Prishtinë

Aktuale

E gjetëm në korridor të katit të dytë, ishte e gjakosur: Doktor Pacolli flet për gruan që u gjet e vdekur në Prishtinë

Më: 4 janar 2023 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Në pasditen e sotme një grua rreth 30-vjeçare është gjetur pa shenja jete në hollin e katit të dytë të një ndërtesë në rrugën “Ferat Dragaj” në Breg të Diellit, afër lokacionit të njohur si "Furra Qerimi".

Epiket e urgjencës kanë qenë ato që e kanë konstatuar vdekjen e kësaj gruaje. Por ende mbetet mister shkaktari i vdekjes.

Detaje për këtë rast ka dhënë për Nacionalen shefi i Urgjencës Avdyl Pacolli.

AI ka thënë se viktima ka qenë e mbuluar me gjak.

“Bëhet fjalë për një person të gjinisë femërore, diku 25-30 vjeçare. Në momentin kur ekipa ka shku e ka gjetur atë pa shenja jete. E ka gjetur në holl të banesës. Në holl të katit të dytë, të banesës. Ekipa mjekësore me të konstatuar vdekjen e ka thirrë shërbimin policor. Gjakderdhje ka pasur, por që plumb diçka nuk më thanë ekipa. Protezat jashtë gojës, po masa gjaku po”, ka thënë Pacolli.

Ndërkohë, Policia e Kosovës më herët ka raportuar po ashtu për këtë rast.

"Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën "Ferat Dragaj" në Prishtinë.
Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër).
Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit." 
- tha Flora Ahmeti nga Policia.

Megjithatë, këto deklarata ende nuk sqarojnë rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.

Nacionale do të iu mbajë të informuar për çdo detaj në lidhje me raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat