Alarmon avokati: Armëmbajtja pa leje shkak i rritjes së numrit të vrasjeve në Kosovë

Aktuale

Alarmon avokati: Armëmbajtja pa leje shkak i rritjes së numrit të vrasjeve në Kosovë

Më: 7 janar 2023 Në ora: 09:19
Ilustrim

Në Kosovë gjatë kësaj jave ka ndudhur një vrasje në Prizren. Atje me breshëri plumbash u vra një 31-vjeçar derisa i njejti nga Shqipëria kishte ardhë në Kosovë për ta festuar vitin e ri. Për këtë rast tahsmë janë arrestuar disa persona.

Por në Kosovë po ngritet alarmi për përdorimin e armëve pa leje. Kështu po potencon avokati kosoavr Skender Musa.

Musa në një prononcim për EO tha se ka rritje të kriminalitetit në vend, e kjo sipas tij, po vjen si pasojë e numrit të madh të armeve ilegale.

“Fatkeqësisht ky vit ka fillua një viktimë në Prizren, me një vdekje të dyshimtë në Prishtinë, me disa lëndime trupore dhe vrasje me tentativë në Pejë që tregon se kemi një dozë të rritjes së kriminalitetit në Republikën e Kosovës dhe kjo pa asnjë dyshim ndikon për shkak të numrit të madh të armëve ilegale që ndodhin tek qytetarët në Republikën e Kosovës pa përjashtim të të gjithave komunitetet dhe që në këtë aspekt mendoj që duhet organet e rendit sidomos Policia të jenë më efikas në zbulimin dhe trajtimin të kryej sekuestrimin dhe trajtimin penal të këtyre rasteve”, tha avokati.

Ai përmendi edhe faktorët që po çojnë në mbajtjen e armëve pa leje.

“Këto mund të jenë vetëm një faktorë mirëpo nuk është vetëm elementi penal juridik që duhet të shikohet tek çështja e armëmbajtjeve pa leje, në mënyrë të veçantë te veprat penale kundër trupi dhe jetës së njeriut. Por edhe faktorë të tjerë që sociologjik, psikologjik dhe edukativ për shkak se duhet të punohet më tepër në institucione shtetërore që të binden njerëzit, të binden sidomos nxënësit dhe studentët që e drejta zakonore është një relikt i së kaluarës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat