Zana Avdiu: Mbi 200 persona i kam denoncu në polici për kërcënime

Aktuale

Zana Avdiu: Mbi 200 persona i kam denoncu në polici për kërcënime

Më: 8 janar 2023 Në ora: 07:10
Zana Avdiu

Aktivistja Zana Avdiu, në emisionin Oxygen Show, ka dhënë detaje në lidhje me situatën që u krijua së fundmi, pas deklaratave të saja në lidhje me futbollistin i cili përfaqëson kombëtaren e Zvicrrës, e që është me prejardhje nga Kosova, pra Granit Xhakën.

Aktivistja, ka treguar se ka denoncuar mbi 200 persona, siç thotë vet ajo burra dhe djem për kërëcënimet ndaj saj.

“Veç unë i kom çu mbi 200 veta në Polici, për kërrcënime. 200 burra krejt, burra dhe djem.” Ka thënë ajo.

Tutje Avdiu, është shprehur e kënaqur me intervenimin e organeve të drejtësisë.

“Shumë kanë reagu mirë edhe Policia edhe Prokuroria, shumë efikas. Ka pasë raste që në ora 10 të ditës personi më ka shkru, e në ora 2 është arrestu.”

Kujtojmë se Avdiu, ishte subjekt i shumë kërrcënimeve nga Kosova e jashtë saj, përçka shkruan edhe mediat ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat