Policia e Kosovës del me njoftim: Mbyllet rruga Shtërpcë- Prevallë

Aktuale

Policia e Kosovës del me njoftim: Mbyllet rruga Shtërpcë- Prevallë

Nga: A.SH Më: 8 janar 2023 Në ora: 11:19
Shtërpcë

Policia e Kosovës ka njoftuar se rruga Shtërpcë- Prevallë, do të mbyllet për qarkullim.

Kjo pasi do të mbahet protesta e paralajmëruar nga serbët atje.

Njoftimi i plotë:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

MBYLLJA E RRUGËS SHTËRPCË -PREVALL

Ju njoftojmë se rruga rajonale Shtërpcë- Prevallë, nga ora 11:30 do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve, deri në një njoftim tjetër, kjo për arsye të protestës së paralajmëruar që do të mbahet në Shtërpcë, nga ora 12:00.

Rruga do të jetë e mbyllur nga fshati Drajkovc i komunës së Shtërpcës deri në Brezovicë.

Sapo të përfundon protesta do të njoftoheni me kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat