Zogiani i VV-së: Opozita, analistët dhe shoqëria civile janë për t`i dhënë diçka Serbisë

Aktuale

Zogiani i VV-së: Opozita, analistët dhe shoqëria civile janë për t`i dhënë diçka Serbisë

Më: 10 janar 2023 Në ora: 10:55
Avni Zogiani

Aktivisti i VV-së, Avni Zogiani, ka kritikuar opozitën, shoqërinë civile dhe analistët se përkrahin idenë për t`i dhënë diçka Serbisë në procesin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kur shumica e tyre janë për t`i dhënë diçka Serbisë, nuk mund të pritet prej ndërmjetësuesit të dialogut me thanë diçka tjetër.

“Nese opozita, 90% e opinionisteve, akademiket, pjesa ma e madhe e shoqnise civile, madje dhe sindikatat (!), etj. jane per "m'i dhan diçka Serbise", qysh mundesh me prite prej ndermjetesuesit me than diçka tjeter?!

Veç po te ishte e kunderta, do t'mund te flisnim per ndermjetesues neutral!”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat