Padia kundër gazetarit slloven, reagon ambasadori Martin Berishaj

Aktuale

Padia kundër gazetarit slloven, reagon ambasadori Martin Berishaj

Nga: N. Sh. Më: 13 janar 2023 Në ora: 19:22
Martin Berishaj

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka reaguar pas pretendimeve se Gjykata e Lubjanës e ka hedh poshtë padinë e tij kundër gazetarit slloven.

Ambasadori reagimin e bëri në rrjetin social Facebook.

Ai tha se Gjykata e Qarkut në Lubjanë ende nuk e ka pranuar padinë për shqyrtim.

“Shpifja nuk kalon!

Për çështjen penale në fjalë është ngritur padia ime private kundër gazetarit slloven i cili me dt 21.04.2022 shpifi kundër meje, por Gjykata e Qarkut në Lubjanë ende nuk e ka pranuar padinë për shqyrtim për shkak se procedura e ankimimit ende nuk ka përfunduar”, ka shkruar ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat