Konjufca për Walker: Dëshmia për Raçakun ishte kyç për fushatën e NATO-s

Aktuale

Konjufca për Walker: Dëshmia për Raçakun ishte kyç për fushatën e NATO-s

Më: 19 janar 2023 Në ora: 14:16
Glauk Konjufca dhe William Walker

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca priti në takim ish-shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin William Walker, të cilin falënderoi për kontributin e madh që ka dhënë për zbardhjen e të vërtetës për Kosovën.

Konjufca tha se është një kënaqësi e madhe sa herë që takohet me mikun e madh të Kosovës, ambasadorin Walker.

“Z. Walker, pa ju trembur syri i pati thënë Millosheviçit të vërtetën në sy dhe i transmetoi botës atë që pa e përjetoi, të vërtetën që ajo duhet ta dinte, në kohën kur Kosova po digjej flakë, e populli i pafajshëm vritej e masakrohej brutalisht ditë e natë. Historia e udhëtimit të tij, veçanërisht dëshmia për Masakrën e Raçakut ishte kyç në shtyrjen e NATO-s për të nisur fushatën e saj të bombardimeve kundër Jugosllavisë”, tha Konjufca .

Kryeparlamentari tha se bashkë me ambasadorin Walker kanë përkujtuar një pjesë të së kaluarës, ndërsa edhe kanë diskutuar edhe për të arriturat në vend dhe zhvillimet aktuale në Kosovë, rajon e botë.

Mirënjohës gjithmonë për z. Walker. Faleminderit!”, ka shkruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat