Mosvotimi i Trustit në Kuvend, reagon Deliu e PDK’së: Albin Kurti është kundër popullit të tij

Aktuale

Mosvotimi i Trustit në Kuvend, reagon Deliu e PDK’së: Albin Kurti është kundër popullit të tij

Më: 19 janar 2023 Në ora: 18:16
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu

Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu, ka reaguar pas dështimit për votim në Kuvend të projektligjit për Trustin.

Deliu tha se fakti që sot dështoi së votuari ky ligj, pasi deputetët e pushtetit votuan kundër, dëshmon se Kurti është kundër popullit të tij.

Kësaj ia shtoi edhe faktin se ky i fundit “e shpalli hero” Ivanoviqin.

“Një kryeministër si Albin Kurti që e shpall hero një kriminel lufte si Oliver Ivanoviqi, është kundër popullit të tij. Këtë e dëshmoi edhe me ligjin për Trustin”, shkroi deputetja në Facebook.

Në Kuvendin e Kosovës nuk ka kaluar projektligji për tërheqjen e 30% të mjeteve nga Trusti.

Gjithsej 97 deputetë kanë votuar për këtë projektligj, ku 42 nga ta votuan për, ndërsa 55 deputetët e pushtetit kanë votuar kundër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat