Zogiani i VV-së kritikon ashpër Lajçakun, thotë se nuk meriton të quhet ndërmjetësues

Aktuale

Zogiani i VV-së kritikon ashpër Lajçakun, thotë se nuk meriton të quhet ndërmjetësues

Më: 21 janar 2023 Në ora: 10:48
Avni Zogiani

Avni Zogiani i VV-së, ka kritikuar ashpër ndërmjetësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai ka thënë se diplomati i BE-së është i njëanshëm dhe nuk e meriton të jetë në rolin që ka.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se ky e ka ndarë pazarin, duke shtuar se Lajçak nuk merr parasysh interesat e Kosovës.

“Miroslav Lajçak nuk eshte ndermjetesues dhe s'duhet te quhet keshtu! Ky po e ben arbitrin. Vjen ne Prishtine kerkon asociacion, shkon ne Beograd flet per asociacion e nuk e kerkon pranimin e Kosoves nga Serbia. Ky e ka nda pazarin, e ne kete pazar nuk i shef interesat e Kosoves fare! Nuk i ka krejt fajet ky, sepse keto raporte ne dialog i kane pranuar lideret e mehershem te Kosoves. Mirepo, a quhet ky dialog, negociata, perpjekje per normalizim, kur vete ndermjetesuesi kerkon veç nga njera pale?!”, ka shkruar Zogiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat