Ramabaja e Haxhiu përplasen me fjalë të ashpra: Kjo është gënjeshtër e kulluar, nuk e çon më tutje debatin!

Aktuale

Ramabaja e Haxhiu përplasen me fjalë të ashpra: Kjo është gënjeshtër e kulluar, nuk e çon më tutje debatin!

Më: 23 janar 2023 Në ora: 22:13
Ramabaja e Haxhiu

Një debat i ashpër në Pressing të T7 ka ndodhur në mes të gazetarit Baton Haxhiut dhe analistit, Sadri Ramabaja.

Kjo pasi Haxhiu deklaroi se “Kurti e ka pranuar Asociacionin, por problemin e ka si do ta emëroje”.

Pas kësaj deklarate, Ramabaja i tha Haxhiut se ti “po gënjen”.

“Kjo është gënjeshtër e kulluar”, tha Ramabaja.

Kjo më pas ngjalli reagimin e Haxhiut.

“Pëballë e ka një njeriu të gabueshëm, me mua thehesh te fjala jo te argumenti”, tha Haxhiu.

Haxhiu më pas tha se “nuk e çon më tutje debatin meqë ka përdorim të fjalës gënjeshtër”, teksa shtoi se kjo është turp.

“Unë me Batonin jam i mësuar se 35 vjet me përpjekjet e tij për të punuar prapaskena”, tha Ramabaja.

Haxhiu i tha atij se edhe drafin e planit frako-gjerman e ka quajtur gënjeshtër, por doli ashtu.

“As 50 për qind nuk është ashtu”, tha Ramabaj, teksa debati vazhdoi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat