Nënkryetari i Prishtinës tregon se çka ka ndodhur me normat tatimore

Aktuale

Nënkryetari i Prishtinës tregon se çka ka ndodhur me normat tatimore

Më: 23 janar 2023 Në ora: 22:56
Alban Zogaj

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë që kjo komunë nuk ka bërë rritje të normave tatimore, por vetëm e ka ndryshuar vlerësimin e pronave.

Sipas tij, një gjë e tillë ka rezultuar me rritje të faturave të tatimit në pronë.

“Komuna e Prishtinës nuk ka bërë rritje të normave tatimore. Ajo çfarë ka ndryshuar është vleresimi i pronave të Komunës së Prishtinës, vlerësim ky që bëhet nga Ministria e Financave, dhe rrjedhimisht kanë rezultuar me rritje të faturave të tatimit në prone”, ka shkruar Zogaj në Facebook.

“Ne kemi kerku rivleresim nga Ministria e Financave, sidomos në këtë kohë krize”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat