Nitaj i AAK-së: Qasja e Qeverisë ndaj propozimit Franko-Gjerman, është e mjegullt dhe e paqartë

Aktuale

Nitaj i AAK-së: Qasja e Qeverisë ndaj propozimit Franko-Gjerman, është e mjegullt dhe e paqartë

Më: 25 janar 2023 Në ora: 15:34
Muharrem Nitaj

Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Muharrem Nitaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për siç ka thënë ai qasjen e dobët ndaj versionit franko – gjerman.

Sipas tij qasja e Qeverisë ndaj këtij propozimi është e mjegullt, e paqartë dhe jo transparente.

Postimi i plotë i tij:

Qasja e Qeverisë ndaj propozimit Franko-Gjerman, është e mjegullt, e paqartë, jotransparente!

Ajo që është e sigurtë është se pala refuzuese, ofertën e radhës do ta ketë shumë më të keqe se sa propozimin e tashëm.

Kështu i ka pas ndodhur edhe Millosheviqit në vitet 1998-1999.

I ka pasë refuzuar krejt propozimet amerikane deri në fushatën e bombardimeve.

Për këtë të fundit nuk e kan pasë pyetur Millosheviqin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat