Miratohet koeficienti prej 105 eurosh, nga ky muaj pagat me rritje

Aktuale

Miratohet koeficienti prej 105 eurosh, nga ky muaj pagat me rritje

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 22:50
Kuvendi i Kosoves

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në lexim të dytë Ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2023, që i hap rrugë ekzekutimit të pagave në sektorin publik me koeficientin në vlerë prej 105 eurosh.

Miratimi i këtij koeficienti, së bashku me amandamentet e miratuara, u bë me 63 vota për, asnjë kundër e asnjë abstenim.

Miratimi i këtij ligji mundëson që pagat në sektorin publik për muajin shkurt 2023 e tutje të dalin sipas koeficientit të ri.

Debati në Kuvend gjatë ditës për koeficientin u përcoll me përplasje të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat