Kurti flet për bisedën që pati me Chollet

Aktuale

Kurti flet për bisedën që pati me Chollet

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 14:44
Derek Chollet, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti flet për bisedën që pati me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të shtetit, Derek Chollet.

Kurti përmes një postimi në Twitter, tha se me Chollet diskutuan për rëndësinë e ecjes përpara në dialog përmes planit evropian.

Sipas tij, Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të mira fqinjësore.

“Mbrëmë bisedova me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të shtetit, Derek Chollet, për rëndësinë e ecjes përpara në dialog të bazuar në propozimin e BE-së, i pranuar si bazë e mirë për bisedimet e mëtejshme. Si vendi më demokratik në rajon, Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të mira fqinjësore, në integrimin në BE dhe NATO”, ka shkruar Kurti.

Për bisedën telefonike, dje është deklaruar edhe këshilltari i departamentit të Shtetit, Derek Chollet, i cili tha se ShBA-ja e mirëpret vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin evropian, i njohur ndryshe si propozimi franko-gjerman, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Ai ka thënë se tani duhet zbatimi i plotë i propozimit evropian për t’i siguruar benefitet për të dy shtetet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat