Statovci: Takimi me ambasadorin Martin Berishaj në komisionin hetimor ishte i çuditshëm

Aktuale

Statovci: Takimi me ambasadorin Martin Berishaj në komisionin hetimor ishte i çuditshëm

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 21:45
Jeta Statovci

Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka folur në emisionin Rubikon për rastin e ambasadorit Martin Berishaj.

Ajo tha se partia në pushtet i’a ka ofruar opozitës të gjitha mjetet në dispozicion për t’i qartësuar këto supozime, derisa për intervistimin e Berishajt në komisionin hetimor parlamentar për energji, Statovci tha se ishte një takim “relativisht i çuditshëm”.

“Mendoj që të gjitha mjetet në dispozicion që ne si pozitë kemi pasur mundësi t’ja ofrojmë edhe opozitës për qartësimin e ndonjë supozimi nga ana e tyre ua kemi vënë, edhe unë edhe Artani (Abrashi) kemi qenë pjesë e një komisioni hetimor, i cili ka qenë i propozuar  nga opozita që të hetoj këtë çështje, në gjithashtu kemi qenë edhe mbështetës të faktit që ta kemi prezent ambasadorin në fjalë për të trajtuar çfarëdo pyetje nga ana e opozitës dhe të them të drejtën ka qenë një takim i çuditshëm, ku nuk është nxjerrë asgjë”, tha Statovci.

Statovci tha se ndaj ambasadorit Berishaj nuk janë marrë masa nga institucionet pasi që nuk ka fakte se është bërë ndonjë shkelje.

“Nga ana e institucioneve tona kanë qenë në komunikim si me organet e rendit, por edhe në komunikim me organet e rendit jashtë vendit, parimisht me organet e rendit në vendet në të cilat supozohet të ketë ushtruar aktivitet dhe asnjëra nuk ka ofruar ndonjë dëshmi që për personin në fjalë ka ndonjë hetim. Duhet të jemi të kujdesshëm, sepse nuk mund të veprojmë mbi bazën e supozimeve” tha Statovci në Rubikon të Klan Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat