Ministri Mehaj: Bëhu pjesëtar i Operacioneve Speciale të FSK-së

Aktuale

Ministri Mehaj: Bëhu pjesëtar i Operacioneve Speciale të FSK-së

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se gjatë këtij muaji Operacionet Speciale të FSK do të zhvillojnë procesin selektues i cili përzgjedh vajzat e djemtë e FSK që dëshirojnë të bëhen operatorë të së ardhmes.

Ai, në një postim në Facebook, ka shkruar se në këtë proces i cili është i ndërtuar sipas standardeve më të larta ushtarake, mund të marrin pjesë të gjithë ushtarakët nga grada ushtar (OR-2) deri në gradën toger (OF-1).

“Pas këtij procesi, ushtarakët e përzgjedhur kanë mundësinë të vazhdojnë Kursin Bazë të Forcave Speciale në Republikën e Shqipërisë. Tregoni potencialin tuaj dhe bëhuni pjesë e Operacioneve Speciale të FSK-së! Të qenurit Operator Special nënkupton që duhet të jeni i motivuar, me guxim të palëkundur, të kesh aftësi bashkëpunuese dhe të menaxhoni në situatat me presion të lartë”m ka shkruar Mehaj.

Sipas ministrit, pjesëtarët e përzgjedhur do të kenë mundësinë për trajnime në fusha të ndryshme me partnerët tanë lokal dhe ndërkombëtar duke shkëmbyer përvoja dhe shkathtësi në mënyrë që vendi ynë të gëzojë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm.

Zhvillimi i karrierës suaj është në dorën tuaj. Shërbeni paqes dhe stabilitetit brenda dhe jashtë vendit në mënyrë profesionale krah për krah me njësinë tjera elitare të FSK-së”m ka shkruar Mehaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat