Muja: Drejtorin e Byrosë nuk e emëron politika, ne zgjedhim atë që na propozojnë

Aktuale

Muja: Drejtorin e Byrosë nuk e emëron politika, ne zgjedhim atë që na propozojnë

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 16:35
Armend Muja

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka thënë se Vetëvendosja ka përmirësuar ligjet në sistemin e drejtësisë, në këto dy vite pushtet.

Ai ka thënë se është arritur efikasiteti e sidomos me formimin e Gjykatës Komerciale

“Në kuptimin politik neve na kërkohen ligjet, ligjet me i përmirësu. Dhe unë besoj i kemi bo jashtëzakonisht shpejt. Mund të gjykohen cilat kanë qenë ligjet, a janë realizu ato çka janë premtu. Dhe kjo është e matshme”.

“E dyta është efikasiteti i sistemit. Ne si mandatarë politik po ashtu një nga ankesat kryesore në të kaluarën është që sistemi i drejtësisë është pak i ngadalshëm në administrimin e të gjitha rasteve. Kjo nuk ka të bëjë me ndërhuyrje por me përgjegjësinë tonë me e shtu efiçiencën dhe rastet të procesohen më shpejt sepse kjo na takon dhe është e drejtë e jona me lyp përmirësime”.

“E treta ka qenë formimi i Gjyaktës Komerciale pasi ka qenë përj kërkesave kryesore të komunitetit biznesor dhe një nga ankesat kryesore, se për shkak se kjo siguron pasiguri pronësore, kërkesa ka qenë me formu. E kemi formu dhe është funksionalizu”, ka thënë Muja.

I pyetur për ndikimin e mundshëm politik në Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Muja ka thënë se drejtori do të zgjidhet ai apo ajo që propozohet nga institucionet e pavarura.

“Zgjedhjen e drejtorit nuk e bën parlamenti, e përbën një panel prej 5 vetash, Avokati i Populit, Drejtori i Doganës, Drejtori i Antikorrupsionit. Pra ata propozojnë emrat dhe Kuvendi ka të drejtë me zgjedh në mesin e tyre. Ne zgjedhim vetëm ata që na propozojnë. Nëse Kuvendi nuk e zgjedh dikon me automatizëm shkon propozimi i institucioneve të pavarura”, ka thënë Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat