Sejdiu rrëfen për një moment të dhimbshëm me Rugovën

Aktuale

Sejdiu rrëfen për një moment të dhimbshëm me Rugovën

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 22:03
Fatmir Sejdiu

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu në prag të 15-vjetorit të Pavarësisë ka folur për kohën e presidentit historik Ibrahim Rugova.

Sejdiu tha se asnjëherë nuk i kishte shkuar mendja se pas vdekjes së Rugovës, do t’i bie për siç thotë ai barra si president.

“Jam takuar disa herë me presidentin Rugova, kam pasur një pozicion jashtëzakonisht të përgjegjshëm dhe të nivelit të lartë. Kam qenë në grupin politik strategjik të asaj kohe për të ndërtuar dokumente të rëndësishme. Kemi komunikuar për procesin por asnjëherë nuk më ka shkuar mendja se do të bie barra mbi mua dhe do të ndodhë shkuarja në amshim e Rugovës përkundër asaj se gjendja e presidentit ishte shumë e vështirë”, ka deklaruar ai.

Sejdiu tregon momentin kur Rugova para anëtarëve të kryesisë së LDK-së mbajti fjalim në një gjendje shumë të rëndë.

“Ishte koha kur ishte një pritje për vitin e ri, zakonisht në priste në rezidencë dhe ka qenë një pamje dhe situatë e dhimbshme. Kam qenë unë dhe anëtarët e tjerë të kryesisë së LDK-së. Dhe është mbajtur një fjalë të cilën ai e ka prezantuar para tyre me një bisedë shumë të qetë, por me një gjendje shumë të rëndë. Ka pasur kontakte të vazhdueshme me mua”, theksoi Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat