Zogiani i ashpër me opozitën: Me Zajednicën krijuan organ jashtë-kushtetues qeverisës

Aktuale

Zogiani i ashpër me opozitën: Me Zajednicën krijuan organ jashtë-kushtetues qeverisës

Më: 3 mars 2023 Në ora: 10:20
Avni Zogiani

Anëtari i LVV-së, Avni Zogiani ka qenë i ashpër me opozitën kur ka deklaruar sot se ata më “Zajednicën’ krijuan organ jashtë-kushtetues qeverisës, përcjell Syri net Kosova.

Zogiani ka thënë se një akti i tillë i tyre i bën edhe të ligë edhe të dobët.

Postimi:

Qat kanalin e komunikimit direkt pe kanë problem opozita, se një qeveri serbe e ndërmjeme mrena sistemit të Kosovës, siç e patën ba këta, nuk ka problem!

Veç ta keni vëmendjen, këta kanë nënshkru marrëveshje që punëtoreve të Zajednicës iu ka dhanë statusin e shërbyesit civil! Pra kanë kriju organ jashta-kushtetues qeverisës, e flasin për një kanal të komunikimit direkt, që ka ekzistu gjithmonë - Këshilli konsultativ i komuniteteve!

Edhe t'dobet, edhe t'ligë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat