Lushtaku: Marrëveshja duhet të kalojë, aleanca me ShBA-në mbetet përgjithmonë

Aktuale

Lushtaku: Marrëveshja duhet të kalojë, aleanca me ShBA-në mbetet përgjithmonë

Më: 7 mars 2023 Në ora: 22:53
Sami Lushtaku

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt dhe njëherësh anëtari i PDK-së, Sami Lushtaku, vlerëson se marrëveshja franko-gjermane duhet të kalojë, ndonëse partia ku ai bën pjesë ka shfaqur rezerva ndaj këtij propozimi.

“Ne si PDK jemi krenarë me punën që kemi bërë sot, para 10 viteve por dhe para 25 viteve nga paraardhësja jonë ushtarake. Plani amerikan për paqe në Ballkan është plan i aleancës tonë me miqtë tanë. Marrëveshja do të kalojë sepse kemi nevojë për NATO dhe për një hov të zhvillimit përpara”, ka shkruar Lushtaku.

Tutje ai kryeministrin Kurti e ka quajtur mashtrues teksa ka shtuar se duhet të jetë PDK-ja ajo që duhet t’i prijë lëvizjes përpara së bashku me ShBA-në.

“Jemi ne – Drenica, PDK, qytetarët tanë ata që duhet të jemi prijës të kësaj lëvizje perpara e jo mashtruesit, ata që përdoren gaz lotsjellës, zolla, urrejtje për të na përçarë. Albini vjen e shkon si një mashtrues i imtë, por sakrifica jonë dhe aleanca jonë me SHBA do të mbetet përgjithmonë”, ka shkruar Lushtaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat