Dhunë e presion për një vit e gjysmë, G.N. rrëfen dhunën e përjetuar nga ish i dashuri E.P.

Aktuale

Dhunë e presion për një vit e gjysmë, G.N. rrëfen dhunën e përjetuar nga ish i dashuri E.P.

Më: 8 mars 2023 Në ora: 20:24
Pamje nga video

Këto shenja i ka nga e premtja.

G.N për rreth 8 orë u dhunua fizikisht e seksualisht nga ish i dashuri i saj, E.P.

Ajo ka rrëfyer se e gjithë ngjarja, kishte filluar me futjen e saj me dhunë në veturën e tij.

Maltretimin, E.P e kishte vazhduar duke e dërguar 21-vjeçaren në një motel.

G.N pretendon se gjatë këtyre orëve, ish i dashuri i saj e kishte kërcënuar edhe me vrasje.

Përpos saj, G.N thotë se E.P kishte kërcënuar edhe me vrasjen e babait të saj.

Kjo nuk është hera e parë që G.N përjetoi dhunë e kërcënime nga ish i dashuri i saj.

Ajo thotë, se këto i përballoi për 1 vit e gjysmë sa ishin në lidhje.

Për lëndimet e marra, ajo mori edhe tretman mjekësor.

Policia e Kosovës, konfirmoi se i dyshuari është arrestuar, derisa institucionet tjera të drejtësisë, prokuroria e gjykata, nuk janë përgjigjur në lidhje me masat dhe veprimet e ndërmarra në lidhje me rastin.

Megjithatë, televizioni merr vesh se i dyshuari është nën masën e paraburgimit.

Sipas G.N reagimi i Policisë ishte i menjëhershëm pas raportimit të saj, duke rezultuar edhe në kapjen e të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat