Hapet shqyrtimi publik për planifikim hapësinor të qytetit të Drenasit

Aktuale

Hapet shqyrtimi publik për planifikim hapësinor të qytetit të Drenasit

Më: 9 mars 2023 Në ora: 16:07
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me Drejtoreshën e Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Flutura Avdiu, përfaqësuesin e kompanisë hartuese INSI shpk, Ismajl Baftijari, sot bëri hapjen zyrtare të shqyrtimit publik të Projekt dokumentit Plani Rregullues i Hollësishëm për Qendrën e Qytetit Gllogoc.

Qëllimi i këtij prezantimi ishte që të zhvillohen konsultime dhe që të inkurajohet pjesëmarrja transparente e publikut në procesin e hartimit të këtij dokumenti të planifikimit hapësinor që përcakton kushtet për rregullimin e hapësirave për zona urbane apo zona rurale siç është përcaktuar në Planin Zhvillimor Komunal dhe Hartën Zonale Komunale për një periudhë së paku 8 vjeçare.

Lladrovci është shprehur se është i lumtur që gjatë qeverisjes së tij ka arritur të miratojë dy dokumentet me të rëndësishme të planifikimit hapësinor siç janë Plani Zhvillimor i Komunës së Gllogocit 2020-2028 dhe Harta Zonale e Komunës së Gllogocit 2022-2030, dhe tashmë dhe Planin Rregullues të Hollësishëm për Qendrën e Qytetit, duke kompletuar kështu legjislacionin në fushën e planifikimit hapësinor.

Lladrovci ka falënderuar kontribuesit e hartimit të Planit Rregullues të Hollësishëm për Qendrën e Qytetit, Ekipin Komunal të Planifikimit Hapësinor, kompaninë hartuese INSI Sh.p.k për dhënien e kontributit gjatë procesit të hartimit të Planit Rregullues të Hollësishëm.

Gjatë periudhës së shqyrtimit publik qytetarët e Komunës së Drenasit do të kenë mundësi që të japin vërejtjet, komentet dhe sugjerimet, të cilat pastaj do të inkorporohen në dokumentin e Planit Rregullues të Hollësishëm për Qendrën e Qytetit Gllogoc.

Shqyrtimi publik do të zgjatë 30 ditë që nga dita e hapjes. Vërejtjet, komentet dhe sugjerimet mund të bëhen në librin e vërejtjeve apo përmes e-mailit zyrtar [email protected].

Projekt dokumentin Plani Rregullues i Hollësishëm për Qendrën e Qytetit Gllogoc mund ta gjeni të publikuar në ueb faqen e Komunës së Gllogocit në linkun:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat