Krasniqi akuzon Lladrovcin se po ia bën sherrin Thaçit në Hagë

Aktuale

Krasniqi akuzon Lladrovcin se po ia bën sherrin Thaçit në Hagë

Më: 13 mars 2023 Në ora: 23:03
Hashim Thaçi, Ramiz Lladrovci dhe Besnik Krasniqi

Gazetari Besnik Krasniqi e ka akuzuar kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke u përballur në Hagë edhe më një “shantazh” të tij.

Duke shkruar në Facebook, Krasniqi ka thënë se sipas dokumentave të Hagës, Thaçi do të përballet më një “shantazh” që pretendohet se ia ka bërë Lladrovci rreth një viktime.

“Ramiz Lladrovci pat gënjy publikisht se është intervistu nga Specialja në cilësi të te dyshuarit. Mandej, kur u zu ngushtë nga gazetarët, e pranoi se ka folë në cilësinë e dëshmitarit. Ish-Presidenti Hashim Thaçi – sipas dokumentave të Hagës – tani do të përballet edhe me shantazhin që pretendohet se ia ka bërë Lladrovci rreth një viktime,”- ka shkruar Krasniqi.

Më tej ai ka pretenduar se po citon një dokument të Hagës ku thuhet se Thaçi iu është përgjigjur pyetjeve për marrëdhënien e tij me Ramiz Lladrovcin dhe Milaim Zekën.

“Qe çka thotë dokumenti i Hagës: Thaçi iu përgjigj pyetjeve, ndër të tjera, për marrëdhënien e tij me Ramiz Lladrovcin dhe Milaim Zekën, dhe iu drejtua një pretendimi se Lladrovci po e shantazhonte atë ‘në lidhje me rastin e vrasjes apo rënies së’ viktimës në fjalë dhe mohoi të kishte dijeni për vendndodhjen e viktimës,”-ka shkruar gazetari Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat