Berisha: Kurti iu siguroi serbëve të drejta plotësuese të garantuara përtej Kushtetuses

Aktuale

Berisha: Kurti iu siguroi serbëve të drejta plotësuese të garantuara përtej Kushtetuses

Më: 20 mars 2023 Në ora: 07:40
Anton Berisha

Ish-zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha, ka thënë se kryeministrit, Albin Kurti që protestoi kundër Zajednicës dikur, tash “iu siguroi qytetarëve serbë të drejta plotësuese të garantuara përtej Kushtetues se Kosoves”.

“Albin Kurti prej premtimit per bashkim kombetar, zbriti ne premtimin per njohje, e ne realitet të vetmen gjë që bëri është njohja e serbëve me garancione nderkombetare.” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Në petkun e patriotizmit Albin Kurti per dhjete vite kundershtoi “Zajednicen”, e cila mund te themelohej me te drejta plotesuese per serbet ne kuader te Kushtetutes se Kosoves, pra qytetarë serbë me të drejta të garantuara nga shteti i tyre Kosova.

Albin Kurti, tash si kryeministër iu siguroi qytetarëve serbë të drejta plotësuese të garantuara përtej Kushtetues se Kosoves respektivisht qytetarë serbë të Kosovës me të drejta të garantuara ndërkombëtare.

Ky fakt është i nënkuptueshëm pa qenë jurist, përderisa organizimi i serbëve i paraparë në marrëveshje, pavarêsisht lojërave me fjalë të Kurtit per termin, u mbetet juristëve ta precizojnë: a paraqet pushtet të tretë në Republikën e Kosovës?

Albin Kurti prej premtimit per bashkim kombetar, zbriti ne premtimin per njohje, e ne realitet të vetmen gjë që bëri është njohja e serbëve me garancione nderkombetare.

Mashtrues konsistent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat