Ramiz Kelmendi pas djegies së depos së ELKOS-it: Hyra që ta fikja zjarrin, gati pësova edhe vetë

Aktuale

Ramiz Kelmendi pas djegies së depos së ELKOS-it: Hyra që ta fikja zjarrin, gati pësova edhe vetë

Më: 25 mars 2023 Në ora: 11:31
Ramiz Kelmendi

Një zjarr i madh ka kapluar sot depon qendrore të kompanisë Elkos e cila është në pronësi të biznesmenit Ramiz Kelmendi. Dëmet llogariten të jenë të mëdha.

E nga zjarri thotë se ka mundur të pësojë edhe vet afaristi Kelmendi.

Ai ka shpjeguar se si hyri në depo për ta shuar zjarrin, e që desh e pësoi edhe vet. E lëndime nga zjarri kanë marrë tetë persona.

“Unë edhe vet hyna me intervenu, gati mbeta brenda. Kur e pash gjendjen, hyra me intervenu me aparatat me ato gjanat, por veçse ishte e kote. Depoja- magazina është 200 mijë metra katrorë. Më e madhja në Kosovë e në regjion. Në momentin kur zjarri ka kapluar depon, nuk ka qenë askush,”- ka thënë Kelmendi.

Tutje ai ka treguar se në momentin kur depo është kapluar nga zjarri, brenda nuk ka qenë askush.

“Ende nuk po e dimë shkaktarin. Këta personat që janë lëndu kanë qenë prej objekteve tjera që kanë hy me e ndalë zjarrin, që kanë tentu me vepru,”-ka thënë Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat