Siguria për zgjedhjet në veri, shefi i EULEX flet me shefen e operacioneve të NATO-s për bashkëpunim

Aktuale

Siguria për zgjedhjet në veri, shefi i EULEX flet me shefen e operacioneve të NATO-s për bashkëpunim

Më: 28 mars 2023 Në ora: 16:57
Ariella Viehe dhe Lars-Gunnar Wigemark

Kreu i EULEX’it, Lars-Gunnar Wigemark, është takuar me shefen e Operacioneve Aktuale të NATO’s, Ariella Viehe.

Temë e takimit mes tyre ishte situata e sigurisë në Kosovë para zgjedhjeve të prillit në veri të vendit.

“Një diskutim i shkëlqyeshëm me shefen e Operacioneve Aktuale të NATO’s, Ariella Viehe, për situatën e sigurisë në Kosovë pas krizës së vitit të kaluar dhe në hijen e zgjedhjeve komunale në 4 komunat veriore”.

Wigemark tha se gjithashtu kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin e ngushtë mes EULEX’it dhe KFOR’it.

Zgjedhjet në katër komunat veriore do të mbahen më 23 prill 2023. Lista Srpksa nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje. Megjithatë, shtetet e QUINT’it kanë mbështetur zgjedhjet, duke thënë se shprehin keqardhje që kjo parti ka refuzuar të marrë pjesë në këto zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat