Agim Bahtiri: Kosova do të shkojë në zgjedhje

Aktuale

Agim Bahtiri: Kosova do të shkojë në zgjedhje

Më: 28 mars 2023 Në ora: 21:36
Agim Bahtiri

Ish-kreu i Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe tani anëtar i VV-së, Agim Bahtiri, ka deklaruar se vendi do të shkojë në zgjedhje nëse ndërkombëtarët do të vazhdojnë të bëjnë presion të vazhdueshëm për implementim të Asociacionit.

Bahtiri shtoi se BE nuk është aq e fuqishme për t’i bindur palët që të marrin vendime të prera siç janë dakorduar në Ohër.

Veç kësaj, ai shtoi se mendon që s’ka qenë kalkulim i mirë për të dyja palët.

“Duke e njoftë Kurtin jashtëzakonisht mirë për këtë çështje, unë e di saktësisht se ajo cfarë do Vuçiqi nuk do të ndodhë. Vuçiqi ka punuar gjithmonë në atë drejtim, duke e pasur Listën Serbe e cila cdo herë i ka implementuar gjithmonë vendimet e Serbisë, e asnjëherë të Kosovës, dihet se ata e kanë bërë një fushatë të jashtëzakonshme për Kosovën, edhe s’do të tërhiqen aq lehtë.

Por, do të jetë një ballafaqim bukur i madh për t’i zbatuar këto marrëveshje. BE-ja nuk është aq e fuqishme për t’i bindur palët që të marrin vendime të prera sic janë dakorduar në Ohër, unë mendoj që s’ka me qenë kalkulim i mirë për dy të palët.

Nëse bëhet kalkulimi nga BE-ja e SHBA-ja për implementimin e marrëveshjes së 2013, vendi do të shkojë në zgjedhje. Nuk besoj asnjëherë që Kurti do ta implementoj marrëveshjen e 2013.”, u shpreh Bahtiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat