“Serbët diskriminohen”- debat me tone të ashpëra mes gazetarit serb dhe Bahtirit

Aktuale

“Serbët diskriminohen”- debat me tone të ashpëra mes gazetarit serb dhe Bahtirit

Më: 28 mars 2023 Në ora: 22:31
Bransilav Kërstiq dhe Agim Bahtiri

Të drejtat e serbëve në Kosovë kanë përplasur panelistët të martën në “Politiko”.

Anëtari i VV-së, Agim Bahtiri tha se serbët janë 5% dhe kanë të drejtat më të mëdha se sa ndonjë komunitet tjetër në botë.

Kjo, nuk i pëlqeu gazetarit serb, Bransilav Kërstiq i cili reagoi ashpër duke thënë se sipas Kushtetutës së Kosovës serbët kanë të drejta por, ato nuk respektohen në teren.

“Sipas ligjit e Kushtetutës, tereni është ndryshe. Nuk implemtohet ajo çfarë është në ligj. Serbët janë të diskriminuar në Kosovë. Ne e kemi mbretë elitën e Kosovës, në Gjykatë të Kosovës e kemi një mos pranim të pakicës serbe. Nuk është njëjtë kur z.Bahtiri të dal para Gjykatës në Prishtinë si i akuzuar dhe kur Branislavi shkon para Gjykatës si i akuzuar. Kjo është nënshkruar edhe në Planin e Ahtisaarit që kur i akuzuari është serb edhe pala gjyqësore duhet të jetë serbe, kjo nuk ndodh.”, u shpreh Kërstiq.

Për këtë i është përgjigjur Bahtiri i cili ka marrë shembull Gjykatën Themelore në Mitrovicë, duke thënë se të gjithë stafi ka qenë serbë dhe nuk kanë pasur ndërhyrje nga askush.

Por, Bahtiri thotë se serbët i kanë keqpërdorur detyrat e tyre duke përmendur edhe rastin e pakicës shqiptare në veri, të cilës nuk i është dhënë e drejta që të kthehet ne shtëpitë e tyre.

Komentatori serb, Kërstiq i është drejtuar Bahtirit duke i thënë që të tregojë se çfarë ka bërë ai për pakicën serbe në jug të Mitrovicës kohen sa ishte kryetar.

Më shumë ndiqen përplasjen në linkun e më poshtëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat