SBAShK-u del në mbështetje të marshit “Liria ka emër”

Aktuale

SBAShK-u del në mbështetje të marshit “Liria ka emër”

Më: 30 mars 2023 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës do të jetë pjesë e marshit të paralajmëruar nga iniciativa “Liria ka emër” më 2 prill, e diel.

Në njoftimin e SBAShK-ut thuhet se anëtarësia e kësaj sindikate do të marrë pjesë në këtë marsh.

“SBASHK në takimin me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve përveç për temat aktuale në arsim dhe në aktivitetet sindikale, ka bashkëbiseduar edhe për kërkesën e shumë kolegeve e kolegëve tanë që nga çerdhet e deri në universitete për mbështetjen e aktivitetit “Marshojmë për drejtësi”organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”.

Në këtë takim pjesëmarrësit njëzëri kanë vendosur që edhe SBASHK me një numër të konsideruar të anëtarësisë të marr pjesë në këtë aktivitet”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat