“Luftë speciale”, Presidenca deklarohet për raportimet se kushtetuesja mund ta rrëzojë Osmanin

Aktuale

“Luftë speciale”, Presidenca deklarohet për raportimet se kushtetuesja mund ta rrëzojë Osmanin

Më: 30 mars 2023 Në ora: 13:15
Vjosa Osmani

Raportimet se Gjykata Kushtetuese mund ta rrëzojë Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, janë “synime perfide” të propagandës dhe luftës speciale, thotë Shefi i Kabinitetit të Presidences së Kosovës, Blerim Vela.

“Janë pjesë e luftës speciale të realizuar sipas skemës së përgatitur nga Beogradi dhe të realizuar përmes kriminelëve të veriut dhe sekserëve të tyre”, thotë ai për raportimet e mediave teksa i quan “dezinformata dhe propagandë”.

“Çfarëdo skenari eventual për të shkaktuar kriza institucionale në Kosovë dhe për ta nxjerrë nga binarët procesin e dialogut (në veçanti për ta parandaluar zbatimin e nenit 4, të marrëveshjes), është vetëm skenar i vetë Serbisë”, vazhdon më tej ai.

“Pretendimet se gjoja Gjykata Kushtetuese do ta ‘rrëzojë’ Presidenten, është synim perfid për t’i bërë presion Gjykatës dhe për të krijuar huti në publik. GjK është institucion i pavarur, e cila ka detyrim të qartë ligjor për të ruajtur integritetin e vendimmarrjes gjyqësore”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat