Rama në përkrahje të marshit për ish-krerët e UÇK-së

Aktuale

Rama në përkrahje të marshit për ish-krerët e UÇK-së

Më: 2 prill 2023 Në ora: 16:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes disa fotografive të shpërndara në Facebook ka mbështetur Marshin për Drejtësi që është mbajtur sot në Prishtinë.

Në fotografitë e shpërndara nga Rama, shihen qindra qytetarë që kanë dalur në përkrahje të ish pjestarëve të UÇK-së, e ku sipër tyre ka shkruar “Me Marshin”.

Kryeministri Rama edhe ditën e shtunë ka bërë një deklaratë në mbështetje të Hashim Thaçit.

“A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë kundër regjimeve brutale? Është një mendim shqetësues, veçanërisht duke pasur parasysh se njeriu në këtë foto dikur u përshëndet si George Washington i Kosovës nga vetë Joe Biden”, ka thënë kryeministri Rama në postimin e tij në Twitter..

Në marshin e ditës së sotme kanë marrë pjesë mijëra qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat