​Limaj në marsh: Populli i Kosovës duhet të jetë i bashkuar kundër padrejtësive

Aktuale

​Limaj në marsh: Populli i Kosovës duhet të jetë i bashkuar kundër padrejtësive

Më: 2 prill 2023 Në ora: 17:07
Fatmir Limaj

Mijëra qytetarë u solidarizuan më ish-krerët e Ushtrisë Çlrimitare të Kosovës në “Marshin për drejtësi” të cilët nesër (e hënë) nisin procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës me akuzat për krime të supozuara lufte.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i pranishëm në marsh, tha se populli i Kosovës duhet të jetë i bashkuar për të mos lejuar padrejtësitë që po i behën Kosovës.

Limaj: Kosova duhet të bëjë për vetën e saj, mos të lejojë padrejtësinë

Duhet bërë më shumë për drejtësinë Kosova. Arsyeja se pse është këtu Kosova është sepse gjithmonë ka marshuar drejt drejtësisë, është ngritur kundër padrejtësive. Më shumë se për ata, Kosova duhet të bëjë për vetën e saj, mos të lejojë padrejtësinë, kështu sot shoh marshim të Kosovës për mbrojtje të drejtësisë, marshim drejtë së drejtës së vet... Sot nga gjithë Kosova janë bashkuar njerëz me motive të ndryshme, por një e di të sigurt se e përbashkëta është se ata janë duke e ndier që këtij vendi, atyre njerëzve është duke iu bërë e padrejtë dhe se koha është që njerëzit ta ngrehin zërin lart kundër padrejtësive”, tha Limaj.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po qëndrojnë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat