Reagojnë ashpër vëllezërit Geci: Edhe në Hagë Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi e paskan thënë të vërtetën për komunikatën nr. 59

Aktuale

Reagojnë ashpër vëllezërit Geci: Edhe në Hagë Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi e paskan thënë të vërtetën për komunikatën nr. 59

Nga: M.L. Më: 3 prill 2023 Në ora: 17:00
Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Prokuroria e Specializuar në Hagë gjatë seancës së sotme gjyqësore e ka përmendur komunikatën numër 59, e cila ishte lëshuar kundër Gani Gecit.

Prokurori i rastit duke komentuar këtë komunikatë, tha se ka pasur ndryshime të deklaratave nga Thaçi.

“Në një intervistë me TPNJ, Thaçi pranoi se komunikonin me komunikatat e UÇK-së. Gjatë intervistës së tij me ZPS-në, Thaçi deklaroi se nuk e dinte kush e shkroi komunikatën e 59, por nuk ishte komunikatë e UÇK-së”, tha prokurori.

Këtu u përmend intervista e Thaçit në RTK, ku ai kishte thënë se komunikata 59 nuk ishte shkruar nga UÇK-ja, e ku i kishte kërkuar falje Gecit.

U publikuan intervistat kur Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi i ishin përgjigjur Thaçit për këtë deklaratë.

“Jakup Krasniqi kishte reaguar ndaj intervistës së Thaçit, duke thënë se asnjë komunikatë nuk është shkruar nga Bahnofat. Dëgjojeni deklaratën e Selimit ku ai thotë se komunikata 59 është shkruar nga Hashim Thaçi”, tha prokurori.

“Zoti Selimi edhe në intervistën e ZPS-së ka pohuar fjalët e tij. Ai ka thënë se Thaçi e kishte lexuar komunikatën me synimin për të shkatërruar personin në fjalë. Pas lufte, çfarë bëri zoti Thaçi? Iu largua përgjegjësisë, por ja që e nxori zbuluar një prej të akuzuarve”, thotë Prokuroria

E lidhur me këto zhvillime ka reaguar familja e ish deputetit Gani Geci, përkatësisht vëllezërit e tij, të cilët thanë se Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi e kanë thënë të vërtetën për komunikatën nr. 59.

At thonë se komunikata nr. 59 e shtabit të LPK-së është bërë me qëllim të eliminimit fizik të Gani Gecit dhe njollosjen e familjes së tyre duke dashur t’i fusin në rendin e kolaborocionistve.

“Edhe në Hagë Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi e paskan thënë të vërtetën për komunikatën nr. 59

Ata të cilët nuk kishin histori dhe donin të krijonin “histori të rrejshme” mbi historinë e familjes sonë duke njollosur familjen tonë, vëllain tonë për të ardhur në pushtet në emër të Marksizmit dhe të Leninizmit dhe në emër të LPK-së.

Ne familja jonë e kemi theksuar qe 24 vite që do të rrotullojmë çdo guri, do trokasim çdo derë për t’i demaskuar fundërrinat pa histori që donin të krijonin histori të rrejshme mbi kurrizin e atyre që historia i njeh me shekuj si familje atdhetarësh e patriotike në të gjitha kohërat të cilat kalonte populli në luftëra kundër okupatorëve sllavo-rus dhe perandorisë osmane.

Komunikata 59 e shtabit të LPK-së është bërë me qëllim të eliminimit fizik të vëllait tonë Gani Geci dhe njollosjen e familjes tonë duke dashur të na fusin në rendin e kolaborocionistve për të qenë këta të cekurit të lirë, të manipulojnë në Drenicë si të duan ata për epshet e tyre dhe “idealit” marksist-leninist të orientuar nga Kremlini”, thuhet në reagim.

Vëllezërit Geci me këtë rast përmendën edhe atentatin ndaj Gani Gecit ku mbetën të vrarë Bekim Kastrati, gazetar i gazetën “Bota sot” dhe Besim Dajaku truproje e presidentit Ibrahim Rugova, duke thënë se përgjegjësia për këto vrasje bie mbi këta të cilët e krijuan urrejtje dhe dhanë urdhra për likuidime fizike.

“Ne ju kemi thënë mijëra herë këtyre komunistëve se do të japin përgjegjësi për njollosje dhe për organizimin e atentatit ndaj vëllait tonë Gani Geci ku në atentat u vra Besim Dajaku, Bekim Kastrati[H1] dhe u plagos rend Gani Geci dhe pa plage shpëtoi Shani Geci më datën 19.10.2001.

Përgjegjësia bie mbi këta të cilët e krijuan urrejtje dhe dhanë urdhra për likuidime fizike, për t[i përmbushur ambiciet e tyre politike marksiste-leniniste.

Vëllezërit Geci”, përfundon reagimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat