Specialja vendos të mos ketë ndryshim të renditjes së dëshmitarëve në rastin Thaçi dhe të tjerët

Aktuale

Specialja vendos të mos ketë ndryshim të renditjes së dëshmitarëve në rastin Thaçi dhe të tjerët

Më: 5 prill 2023 Në ora: 14:12
Charles Smith III

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Hagë, trupi gjykues i udhëhequr nga Charles Smith III, ka vendosur që të mos ketë ndryshim të renditjes së dëshmitarëve në rastin Thaçi dhe të tjerët.

Ky vendim, është marrë pas dhënies së fjalës hyrëse të mbrojtjes së ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe vetë këtij të fundit, në momentin kur mbrojtja e Hashim Thaçit, avokati Gregory Kehoe, ka kërkuar konfirmim nga Prokuroria nëse do të ketë ndryshim në dëgjimin e dëshmitarëve, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me këtë, ZPS-ja deklaroi se nuk është ndryshimi përfundimtar pasi që përderisa nuk e kanë parashikimin për kohën e kundërpyetjeve nga mbrojtja, kanë probleme thelbësore lidhur me këtë.

Në këto rrethana, pas një pushimi të shkurtër, trupi gjykues ka vendosur se nuk do të ketë ndryshime në renditje të dëshmitarëve dhe se kërkesat e tilla do të shqyrtohen kur e shohin se është e nevojshme.

Tutje, gjykatësi Smith kërkoi nga mbrojtja që gjatë 24 orëve të bëjnë përllogaritjen e plotë lidhur me kohën që do të marrë marrja në pyetje e 12 dëshmitarëve të parë.

Këtë kërkesë, gjykatësi e bëri edhe ndaj ZPS-së, por që lejoi që kjo përgjigje të bëhej nga ana e tyre pas dëgjimit të dëshmitarit të parë.

Në këtë mënyrë, ka përfunduar seanca e sotme, ndërsa pritet që ky gjykim të vazhdojë më 11 prill 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat