Ambasada franceze: Çështja e të pagjeturve, thelbësore për pajtimin Kosovë-Serbi

Aktuale

Ambasada franceze: Çështja e të pagjeturve, thelbësore për pajtimin Kosovë-Serbi

Më: 7 prill 2023 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Ambasada e Francës në Kosovë e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur nga delegacioni kosovar dhe serb më 4 prill në Bruksel me synimin e nënshkrimit të ardhshëm të deklaratës së përbashkët për personat e pagjetur.

Sipas kësaj ambasade, kjo çështje është thelbësore për pajtimin dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe të ndihmuar nga Bashkimi evropian, ky është një hap konkret përpara i cili u mundëson familjeve të viktimave të shpresojnë të dinë se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre dhe më në fund të mund të mbyllin periudhën e zisë që ndonjëherë ka zgjatur më shumë se tridhjetë vjet”.

Kjo ambasadë ka bërë të ditur se Franca e mbështetë Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), i cili punon me partnerët e tij kombëtarë për të gjetur, identifikuar dhe kthyer këta njerëz në familjet e tyre.

“Edhe këtë vit, një kontribut prej 100,000 euro do t’i dhurohet KNKK-së për t’i mundësuar atij të vazhdojë të kryejë misionin e saj humanitar. Kjo është thelbësore për pajtimin dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat