“Ramushi bëri pasuri për vete e Kurti hala n’shpi me qira - hajt bre burrë ban diçka për vete se ymri po shkon”

Aktuale

“Ramushi bëri pasuri për vete e Kurti hala n’shpi me qira - hajt bre burrë ban diçka për vete se ymri po shkon”

Nga: A.Zh Më: 8 prill 2023 Në ora: 10:39
Ramush Haradinaj, Albin Kurti

Ish-kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Liri Loshi, ka ironizuar me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, i cili së fundmi ka kritikuar Qeverinë për gjendjen në komunat e Kosovës.

Loshi ka thënë se ish-kryeministri Haradinaj ishte i zënë me “toka e villa”, derisa kryeministri Albin Kurti tani jeton me qira, përcjell Bota sot.

“Hajt bre burrë ban diçka për vete se ymri po shkon”, ka shkruar Loshi në një postim në Facebook.

Reagimi i tij i plotë:

Nisuni për me shku n’Gjilan, shihni si e kini lanë Gjilanin!

Nisuni për me shku n‘Podujevë, shihni si e kini lanë Podujevën!

Nisuni për me shku n’Mitrovicë… Çka i keni premtu Mitrovicës?… T’mos flasim për Pejë e Gjakovë…

Autor: Ramush Haradinaj

Pse mor mos me folë për Pejë e Gjakovë? Me folë edhe mirë. Me folë edhe për Shkup, për Shkodër, për Vlorë, Sarandë, Ulqin, Preshevë, Tetovë… Krejt këto qytete shqiptare janë. Duhet me folë për to, se Albini kurrgja për to s’po ban. Kqyre mor Albin Kurti qysh i ke lanë! Ramushi & kompani kanë qenë të zanun me do villa, kulla e toka t’babës, po ti Albin çka po ban?! Ata banë pasuri për vete e ti hale n’shpi me qira. Hajt bre burrë ban diçka për vete se ymri po shkon. Për popull ju mos u lodhni, veç lëshonju kangën:

Eu thërret Prizreni mori Shkodër, o hajde rrimë se të kam motër,

e kalojmë dimrin me “qebe”,

ooo tuj ba llaf e tuj kajt derteeeee!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat