Shaip Grabovci: Para të ’90-ave s’guxonim të shpreheshim as te shokët, frikësoheshim nga spiunët

Aktuale

Shaip Grabovci: Para të ’90-ave s’guxonim të shpreheshim as te shokët, frikësoheshim nga spiunët

Më: 8 prill 2023 Në ora: 20:30
Shaip Grabovci

Shaip Grabovci, gazetar dhe shkrimtar, ka folur për jetën që zhvillohej në Kosovë gjatë viteve ’90-ta, kur populli po udhëhiqej nga Lidhja Demokratike në krye me Ibrahim Rugovën.

Në emisionin “FAKTE" ndër të tjera Grabovci tha se atë kohë tek të gjithë njerëzit e ndjeje që në brendësinë e tyre kishe lëvizje kombëtare dhe të cilët ishin në gjendje të vdisnin për çështje kombëtare.

Po ashtu, Grabovci tha se gjatë asaj periudhe në popull ka pas një mobilizim shumë të madh, periudhë kjo e cila kishte ndryshuar shumë çështje në Kosovë, deri te çështja e besimit.

“E kemi pas frikë mos po spiunon kush. Nuk kemi guxuar të shprehemi as ndaj shokëve se mos po më spiunon. Kur u bë ’90-shi më nuk kishte ‘mos po me spiunon’, 99% ishin patriotë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat