Theu ligjin me puro në ambient publik, nga VV-ja i reagojnë Berishës: E për çka ka luftuar ky?

Aktuale

Theu ligjin me puro në ambient publik, nga VV-ja i reagojnë Berishës: E për çka ka luftuar ky?

Nga: A.Zh Më: 9 prill 2023 Në ora: 12:06
Bekë Berisha

Një veprim i deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Bekë Berisha, ka nxitur reagime në rrjetet sociale.

Berisha publikoi së fundmi një fotografi, ku shihej duke pirë puro në një restaurant, pavarësisht vendimit të rreptë të MBPZhR-së për ndalimin e pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura.

Atij dje i ka reaguar edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Fatoni Peci. Ky i fundit ka thënë se një gjë e tillë nuk përçon shembullin më të mirë te qytetarët, duke shtuar se ai është deputet dhe kjo gjë e bën atë të duket sikur po nxitë në veprime në mosrespektim të ligjshmërisë dhe kushtetueshmërisë në vend.

Për fotografinë e deputetit të AAK-së, ka reaguar edhe Avni Zogiani nga Lëvizja Vetëvendosje.

“E për çka ka luftu' ky?! Nejse, nashta s'ka qenë në Kosovë!”, ka ironizuar Zogiani, në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat