Dajaku: Imer Imeri harroi të tregonte se atë dhe të tjerët i ka shpëtuar nga likuidimi KFOR-i gjerman

Aktuale

Dajaku: Imer Imeri harroi të tregonte se atë dhe të tjerët i ka shpëtuar nga likuidimi KFOR-i gjerman

Nga: M.L. Më: 11 prill 2023 Në ora: 23:55
Imer Imeri

Xhevat Dajaku, vëllai ish-truprojës së presidentit Rugova, Besim Dajaku, që u vra pas luftës, ka komentuar paraqitjen e z. Imer Imeri në një emision televiziv.

Dajaku ka shkruar në Facebook se z. Imer Imeri na tregoi shumë qartë lidhshmërinë e vrasjeve në bazë të aktakuzes katër pikëshe që i ishte bërë në Shqipëri ku ishte i kidnapuar

E ndëgjova me vëmendje zotëriun Imer Imerin, e kuptova dhe e ndjeva dhimbjen e tij që njëkohësisht është edhe e jona që normalisht duhet te jetë edhe dhimbje dhe reflektim i shoqerisë tonë.

Zotëri Imeri, na tregoi shumë qartë lidhshmërinë e vrasjeve në bazë të aktakuzes katër pikëshe që i ishte bërë në Shqipëri ku ishte i kidnapuar.

-Pika e parë: Bashkëpunëtor i I. Rogoves! ( u bë disa herë atentat mbi të dhe u shpall tradhtar dihet nga kush)!

- Pika e dyte: Shok i kol. Ahmet Krasniqit! ( i vrarë në një atentat gjatë luftës në Tiranë)!!!!

-Pika e tretë: Vëlla i Haki Imerit! ( i kindapuar dhe i ekzekutuar menjëherë pas lufte)

-Pika e katërt: Shok me shtatë vëllezërit Geci nga Llausha! ( Esat Geci i plagosur gjatë luftës me urdhër të një eprori* të UÇK-së dhe Gani Geci i plagosur rëndë pas luftë në një atentat ku mbetën të vrarë Besim Dajaku dhe Bekim Kastrati që dyshohet për shkak të komunikates famkeqe nr.59 të leshuar nga Shtabi i UÇK-së”, shkruan Dajaku.

Sipas Xhevat Dajakut, Z. Imeri u tregua tepër i guxumshem, ishte plot fakte për ata që dëshirojnë ta njohin të vërtetën.

“Kurse për ata që nuk e dëshirojnë një gjë të tillë zotri Imeri nuk ka faj po qe se ndonjëri të jetë edhe familjar i ndonjë nga viktimat e vrasjeve misterioze.

Zotri Imeri harroi të tregoj se atë dhe të tjerët i ka shpëtuar nga likuidimi KFORI Gjerman?!!!

Analistët as që moren mundin ta pyesnin për ato që i kishte provuar në lekurën e tij për më shumë se një muaj gjatë mbajtjes se tij nën arrest dhe për turturat e tnerrshme qe i kishte perjetuar!

Ata kërkonin me çdo kusht ndonjë detal fare të parëndësishëm që mund t'i shpëtonte këtij zotëriu i cili po kërkonte vetëm drejtësi për vllaun e tij dhe të tjerët, për ta hutuar, për ta tërhequr, për ta mjegulluar, por Baci Meli e qau rrethimin e intrigave dhe të intrigantëve si shpata e Gjergjit të kastriotëve!

Baci Mel lumi ti kan e ke pas vlla, e mjer ajo rrethin çka ka humb. Xh Dajaku”, përfundon Dajaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat