Konjufca: Sulmi ndaj Valon Sylës, një shkelje e rëndë e lirisë së shtypit dhe e të drejtave të njeriut

Aktuale

Konjufca: Sulmi ndaj Valon Sylës, një shkelje e rëndë e lirisë së shtypit dhe e të drejtave të njeriut

Më: 12 prill 2023 Në ora: 00:57
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca konsideron se sulmi ndaj gazetarit Valon Syla është një shkelje e rëndë e lirisë së shtypit dhe e të drejtave të njeriut, dhe nuk mund të tolerohet kurrsesi në një shoqëri demokratike.

Në një postim në Facebook Konjufca ka thqnë se gazetarët kanë të drejtën e garantuar në Kushtetutën dhe ligjet e vendit tonë për të kryer detyrën e tyre profesionale pa frikë dhe pa ndonjë censure apo presion të jashtëm.

"Sulmi ndaj tyre është një krim i cili nuk përkon as me kulturën dhe as me traditën tonë shqiptare.

Kërkohet që organet kompetente të ndërmarrin hapat e nevojshëm për t'i sjellë autorët e sulmit para drejtësisë!

Solidarizohemi me Valonin dhe i dëshirojmë shërim sa më të shpejtë", shkruan mes tjerash Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat