Dështon seanca e Kuvendit, vetëm 44 deputetë në sallë

Aktuale

Dështon seanca e Kuvendit, vetëm 44 deputetë në sallë

Më: 12 prill 2023 Në ora: 07:37 Përditësuar në ora: 12:48 më 12.04.2023
Kuvendi i Kosovës

Dështon seanca e Kuvendit

Ende pa nisur seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, në mungesë të deputetëve, ajo nuk vazhdoi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se nuk ka kushte për mbajtje të seancës pasi në sallë janë vetëm 44 deputetë.

Konjufca: Nuk ka kushte për tu mbajtur seanca, 44 deputetë në sallë

“Gjysmë ore është bërë prej kur është ftuar kjo seancë prej kur është dashur të niste kështu që, vetëm 44 deputetë janë të pranishëm. Nuk ka kushte për t’u mbajtur seanca, shihemi në seancën e nesërme”, u shpreh ai.

Në këtë seancë ishin në rend dite pikat e papërfunduara nga disa seanca të kaluara. Ndër to ishte dhe Votimi në parim i Projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë etj.

Nesër në orën 10:00 përësëri do të ketë seancë plenare.

Kuvendi mblidhet sot

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për të vazhduar pikat e papërfunduara nga seancat e muajve të kaluar.

Seanca pritet të fillojë nga ora 12:00.

Rendi i ditës:

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e filluar më 2 shkurt dhe vazhduar 22 mars 2023:

20. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021,

21. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2021,

22. Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2021,

23. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të performancës “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare,

24. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb.

II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e filluar më 9 shkurt 2023:

15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-199 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-060 për Mjekësinë Ligjore,

16. Shqyrtimi i rekomandimeve për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.04/L-109 për Komunikimet Elektronike,

17. Përzgjedhja e një (1) anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e filluar më 23 shkurt 2023:

8. Votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-208 për parqet industriale dhe teknologjike,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-209 për investime të qëndrueshme,

11. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Moxico Luma Kosova Mining L.L.C.”,

12. Shqyrtimi i Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”,

13. Propozimi i GP “Multietnik” për shkarkimin e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bekim Arifi.

IV. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e filluar më 9 mars 2023:

9. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021,

10. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”,

11. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”,

12. Emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

13. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës në mbështetje të Fondit Kosovaro-Amerikan për Arsim (KAEF).

V. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e filluar më 23 mars 2023:

6. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,

7. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158,

8. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,

9. Formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,

10. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,

11. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,

12. Zgjedhja e një (1) zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë,

13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-210 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,

14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-218 për organizimin e tregut për produktet bujqësore,

15. Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat