Haradinaj reagon pas sulmit ndaj Valon Sylës: Fjala e lirë është garancë e demokracisë

Aktuale

Haradinaj reagon pas sulmit ndaj Valon Sylës: Fjala e lirë është garancë e demokracisë

Më: 12 prill 2023 Në ora: 08:43
Ramush Haradinaj

Gazetari Valon Syla, është sulumar mbrëme pas emisionit televiziv nga tre persona.

Sulmin ndaj tij e ka quajtur të papranueshëm dhe akt qyqar, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj.

Ai ju bëri thirrje organeve të rendit që ta zbardhin këtë rast, pasi fjala e lirë është garancë e demokracisë në një shoqërie.

“I papranueshëm sulmi qyqar ndaj gazetarit Valon Syla! Apeloj tek organet e rendit që të zbardhin rastin dhe uroj të jetë i fundit! Fjala e lirë është garancë e demokracisë në një shoqëri që aspiron një të ardhme të sigurt”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat