KQZ sot mblidhet për përgatitjen e zgjedhjeve në komunat veriore

Aktuale

KQZ sot mblidhet për përgatitjen e zgjedhjeve në komunat veriore

Më: 12 prill 2023 Në ora: 08:56
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen që ishte paraparë të mbahej të martën.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i KQZ-ës, Valmir Elezi.

Sipas tij, në rend dite ishin një varg pikash që kishin të bënin me organizimin e zgjedhjeve në veri.

Gjithashtu, anëtarët kanë konstatuar se u duheshin më shumë informacione në lidhje me çështjet që do të diskutoheshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat