Sulmi ndaj Valon Sylës, Prokuroria: Janë duke u zhvilluar hetime intensive

Aktuale

Sulmi ndaj Valon Sylës, Prokuroria: Janë duke u zhvilluar hetime intensive

Më: 12 prill 2023 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka informuar sot se janë duke u zhvilluar hetime intensive për sqarimin e rrethanave që lidhen me rastin e sulmit fizik ndaj gazetarit Valon Syla.

Rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ju njofton lidhur me rastin e gazetarit V.S., i cili ka marrë lëndime trupore si pasojë e sulmit fizik nga tre persona, me ç’ rast i njëjti ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor, derisa Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim të plotë me Policinë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore nga vendi i ngjarjes. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor”, sipas KPRK-së dhe në vazhdimësi janë duke u zhvilluar hetime në mënyrë intensive, me qëllim të sqarimit të rrethanave të këtij rasti, si dhe identifikimit e sigurimit të prezencës së të dyshuarve në procedurën penale.”, ka bërë të ditur Prokuroria.

Ndryshe, drejtori i gazetës “Metro” dhe gazetari Valon Syla është sulmuar mbrëmjen e së martës. Syla, që ka qenë i angazhuar në emisionin “Pressing” në T7 si analist, pas emisionit është sulmuar dhe si pasojë ka marrë trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat